in

U mbyten mbi 100 refugjatë në ujërat e bregdetit italian

Një tragjedi është regjistruar në ujërat e bregdetit italian, ku një anije me emigrantë është mbytur dhe për pasojë mbi 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk ka një numër të saktë të njerëzve që ishin në bord.

Sipas disa të mbijetuarve ishin rreth 180 pasagjerë, ndërsa të tjerë deklarojnë se ishin më shumë se 250.

Për momentin 80 njerëz të gjallë janë gjetur dhe 45 trupa janë zbuluar përgjatë bregut të Steccato di Cutro, ndërsa mes viktimave ka shumë fëmijë dhe shumë gra, mes tyre dhe një foshnjë.

Operacionet e kërkimit vazhdojnë, ndërkohë që po vijojnë hetimet nga karabinierët e Crotone për një person që dyshohet se ishte një nga kontrabandistët e varkës së mbytur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Shkrimtarja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullai, shpallet fituese e Çmimit Kadare për vitin 2023

Vuçiqi nesër në përballje me Kurtin, kurse Kurti në përballje me Perëndimin!