Nga Sherif Ramabaja
I nderuari kryetari i SHBA, zoti Biden !
Me kënaqësinë më të madhe ju falenderoi për urimin që më keni dërguar për shtetin dhe popullin tim Serbinë.
Urimi i juaj përveç që potencon prosperitetin dhe afrimin e Serbisë me EU, ka edhe një kërkesë e cila nuk do të më befasonte, sikur mos të lidhej me urdhërin për pranimin e njohjes së Kosovës.
I nderuari zoti Biden, ju e dini që unë haptas kam deklaruar që do t´i mbroj interesat e Sebisë dhe po ashtu haptas kam thënë se, derisa unë të jem president i Serbisë, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Unë me gjithë respektin që kam për ju dhe popullin amerikan më duhet fatkeqësisht ta refuzoi kërkesën e juaj dhe hapatas të ju bëjë me dije se unë nuk do të lejoj, poshtërimin e popullit serb.
Një kërkesë e tillë maksimale duke më kërkuar që ish territorin tim, ta njoh si të pavarur nuk mund ta përbijë dot.
Unë shqiptarëve u kam premtuar: kërkoni çka të doni, ne jemi të gatshëm t´u dëgjojmë dhe do t´i shqyrtojmë kërkesat e juaja maksimale. Lutja e vetme është, hiqni dorë nga pavarësia sepse kjo kërkesë nxitë konflikt të ri, që ne jemi kategorisht kundër. Ju e dini po ashtu që ne jemi armatosur dhe po armatosemi me armatim modern rus, kine e turk, po krejt kjo është në kuadër të ruajtjes së paqes në rajonin tonë.
Për t´i siguruar kufijtë e Kosovës këto ditë ne ushtrinë tonë, po e stacionojmë krejt pranë sajë.
Pohimet e shqiptarëve se ne kemi bërë masakra dhe gjenocid mbi ta, janë fund e krye të inskenuara. Të gjitha këto ata i kanë parapërgaditur dhe planifikuar që t´i diskriminojnë forcat tona të rendit publik.
I çmuari zoti Biden, ne na i mveshin 4 luftëra që i bëmë pas viteve të 90, po askush nuk pyet, pse Serbia u detyrua t´i bënte këto luftëra. Qëllimi ynë ishte ta ruanim shtetin e përbashkët dhe të mos shkapërderdheshim siç jemi bërë sot.
Për një Jugosllavi të re, ne kishim hedhur themelet në kohën e fashizmit. U bashkuam, u çliruam së bashku dhe jetuam të gjithë si popuj të vëllazëruar. Kjo funksionoi për 50 vite rresht dhe ne insistonim që të vazhdonim përgjithmonë kështu.
Ne kishim ambicie që në kuadër të shtetit tonë ta përfshinim edhe Shqipërinë, kurse shqiptarët e Kosovës ishin ata që na kundërshtonin dhe na luftonin me të gjitha mjetet.
Ata kurr nuk u integruan edhe pse i kishin të gjitha mundësitë, gjuhësore, shkollore, kulturore, zhvillimore dhe barazinë në të gjitha nivelet.
Zoti president Biden, ju e dini që Kosova për ne është Jerusalemi ynë, prandaj kërkesën për të hequr dorë nga Jerusalemi jonë Kosova, nuk ka serb mbi tokë që e pranon.
Unë dua juve zoti president, po ashtu t´ua them një të vërtetë të madhe : Populli serb është popull autokton në këto hapësira dhe se shqiptarët janë ardhacak këtu. Për këtë të vërtetë tonën mjafton vetëm ta rishikoni historikun e kishës sonë në Kosovë, për ta zbuluar të vërtetën tonë të pamohueshme.
Mos ma merrni për të keq, po unë punova ngusht me Thaçin dhe Ramën për një zgjidhje të përgjithshme, ku të gjithë do të ndaheshim të kënaqur.
Fatkeqësisht kur ne diferencat i kishim afruar mjaft shumë, dolën forca regresive që së pari iu kundërvunë ideve të Thaçit dhe Ramës.
Ata i linçuan dhe i quajtën tradhtarë të popullit të tyre. Thënë të drejtën mua më janë dhimbsur të gjorët. Çfarë nuk përjetonin nga bashkëvendasit e tyre, vetëm e vetëm që punonin në zgjidhje të problemit, që përfundimisht do të mbyllej edhe me bekimin tim.
Sot kur Thaçi ndodhet në Hagë dhe Rama është shndërruar në personin më të urryer në Kosovë, unë nuk kam njohuri si do t´ia lidhim kryet kësaj çështje. Më duhet po ashtu t´ua bëjë me dije se unë, përkundër mosmarrëveshjet me shqiptarët e Kosovës, prap se prap u kam ofruar vaksinim falas kundër Koronavirusit, po fatkeqësisht më kanë refuzuar.
Unë kam respekt të lartë për ju, po kërkesën e juaj më duhet ta refuzoi sepse populli serb është liridashës, i hapur dhe i gatshëm për kompromise, por poshtërimin si popull nuk e pranojmë.
Me shpresë se do të më kuptoni, ju përshëndes sinqerisht.
I juaji presidenti i Serbisë, Vuçiq.