Sherif Ramabaja
Edhe pse këto ditë jam shumë i shqetësuar me dhunën që po bëhet ndaj serbëve paqedashës e duarthatë në Veriun e Kosovës, megjithatë më shqetësoi një deklaratë e mikut tim të çmuar Ramës.
Ai, nuk e di arsyen, por e tha një fjali e cila më preku së tepërmi dhe më irritoi, sepse diçka të tillë nuk prisja nga ai.
Ne me Ramën jemi të vëllazëruar. Jemi miq shumë të afërt. Përputhemi në çdo aspekt sa i përket Ballkanit dhe shteteve tona. Ne jemi edhe familjarisht mes vete të lidhur, prandaj një deklaratë e tij më befasoi tërësisht.
Sa herë që isha në vështirësi apo nën presion të SHBA, EU dhe perëndimit, Rama gjithmonë më dilte zot duke më mbrojtur dhe arsyetuar, e tash doli me një fjali të tillë, e cila më rëndoi fuqishëm: ushtri serbe në kufirin e Kosovës është baras me zero.
Ne mburremi se kemi një nga ushtritë më të fuqishmet në Evropë kurse ai, ma nënçmoi në këtë mënyrë forcën ushtarake me të cilën krenohemi.
Ndoshta ka menduar se nëse ballafaqohemi me NATON, sepse në realitet, ushtrinë e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk i llogaris fare, sepse me një frymë i gëlltis. Këtë e din edhe zoti Rama.
Nëse ai mendon që të ballafaqohem me NATON, e ka gabim tërësisht, sepse nuk jam i çmendur akoma.
Unë dua vetëm t´i mbroj serbët kudo qofshin. Për këtë jam zotuar dhe për këtë e kam ngritur gatishmërinë luftarake të ushtrisë.
Thënë të drejtën, nuk kam pritur diçka të tillë nga miku im i çmuar Rama, po shpresoj që në takimet e tona të përbashkëta do të më sqaroi më gjerësisht, se çka ka dashur të thotë dhe në çfarë kontesti e ka përdorë këtë mendim.
Ne jemi vëllazëruar, prandaj nuk do lejojmë që afrinë tonë ta rrezikojmë dhe të biem në aventura, që do të dëmtonte dy popujt tanë.
Sa i përket Kosovës unë i kam planet e mia dhe do të punoi në atë drejtim që të arrijmë një marrëveshje, e cila do t´i përmbush aspiratat e Serbisë.
Serbia gjithmonë është angazhuar për paqe dhe fqinjësi të mirë me të gjithë. Po premtoi, se këtë edhe në të ardhmen do ta bëmë. Shqipëria dhe ju gëzoni respektin tonë dhe të popullit serb.
Me Kosovën gjithmonë kemi pasur mosmarrëveshje, po gjithnjë gjenim personalitete kosovare, që punonin në afrimin e popujve tanë.
Fatkeqësisht tash Kurti është një person i cili po i dëmton marrëdhëniet mes dy popujve tanë, duke mos i përfillur të drejtat e popullit serb.
Me qëndrimin e tij i kam njoftuar edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, zotin Borrell, Lajçak, EU, SHBA dhe ambasadorët e Quintit.
Unë u gëzova që edhe ju ishin në këtë linjë dhe ia tërhoqët vërejtjen Kosovës dhe Kurtit, me pasojat që do ballafaqohen.
Miku im i çmuar, t´i mbajmë premtimet tona dhe të punojmë për të ardhmen tonë.
Mars – over (Satirë)