in

Çlirimi i Gjakovës dhe roli i “Lëvizjes Kryeziu” (2)

 Shkruan av. Zanfir Kryeziu

 

Britaniku Peter Kemp ra në kontakt në Malësinë e Gjakovës me Kryezinjtë,së pari me Hasanin, si ish/prefekt i Krumës dhe deputet i Parlamentit të parë shqiptar në vitin 1925,i tërhequr në jetën private pas largimit nga Shqipëria.”Ai mbante marrëdhënie të mira me të gjitha palët politike shqiptare.Njihej që i respektonte aleatët dhe siguroi që mund të mbështeteshin në përkrahjen e tij”, nënvijëzon britaniku Peter Kemp.“Hasan Kryeziu organizoi takime të misionit anglez me nacionalistët:Prof.Selman Riza, Ejup Binakun, Xhevat Kryeziun etj.,si edhe me drejtues të Lëvizjes Nacionalçlirimtare”.Në fillim të qershorit,Kryezinjtë u takuan me misionin britanik me në krye B.Maklin dhe oficerë madhorë Emery,Smajl,Herr,Nil etj.,që kishin bërë një inkursion nëpër Shqipërinë e Veriut,për të bashkuar krerët e saj në luftën kundër gjermanëve dhe për të organizuar në veri kryengritjen e përgjithshme kundër tyre.”Ganiu sapo kishte pasur një përleshje me gjermanët, e treta me radhë në këto javët e fundit”, shkruan Xhuliano Emery…

Ndërkohë, Ganiu u dha me vete për disa muaj me radhë vllain Saidin Britanikëve si përkthyes, për të ndihmuar në bisedimet dhe bashkëpunimin që ata do të ndërmerrnin me Abaz Kupin e krerët e veriut të shqipërisë.“Le të jetë ky një peng i vullnetit tim të mirë”,iu tha ai britanikëve,ndërsa prijësve dhe luftëtarëve të tjerë që asistuan në bisedimet iu drejtua me fjalët:”Unë i jap besën Britanisë së Madhe, por përpjekjet e mia nuk mund të jenë të mjaftueshme pa ju.Nëse doni që Shqipëria të shpëtohet,atëherë secili prej jush duhet me pushkë në dorë të plotësoi detyrimet që kemi ndaj atdheut.

Britaniku R.Hilbert nënvizon se:”Vëllezërit Kryeziu ishin të vetmit nacionalist në Shqipërinë e kohës së luftës,që ishin kapur me gjithë zemër pas idesë për ta ndërtuar Shqipërinë e ardhme,duke luftuar kundër gjermanëve”.Në proklamaten drejtuar popullit shqiptar me dt.09.08.1944 Gani Kryeziu thotë:Kosovarë,Gjermania humbi luftën.Së shpejti ushtria gjermane do të kapitullojë ashtu siç kapitulloi edhe ushtria italiane,ndërsa qeveritë aleate-në konferencën e paqes-do ta caktojnë fatin e popujve të botës.Për të dalë ballëhapur dhe për ta fituar të drejtën tonë në atë konferencë,ne,shqiptarët-e posaçërisht Kosovarët-duhet t’iu dëshmojmë aleatëve se jemi të aftë me luftue për lirinë tonë,dhe se kemi të drejtë me qenë komb i lirë dhe i nderuar.Për këtë qëllim,ne tash duhet të rrokim armët për të luftuar kundër okupatorit gjerman dhe hyzmeqarëve të tij.Nga ana e jonë,ne nuk luftojmë për parti,ne nuk kemi kurrfarë partie.Ne luftojmë për ta çliruar vendin nga okupatorët, ne luftojmë që popullit shqiptar me ia sigurue të drejtat e tij te aleatët.Prandaj,ne dëshirojmë me gjithë zemër me bashkëpunue vëllazërisht,me të gjithë grupacionet e partitë, me të gjithë patriotët që luftojnë kundër okupatorit.Pas çlirimit,populli shqiptarë do ta ndërtojë Shqipërinë e Re,ashtu siç dëshiron vetë.Atëherë populli do t’ua falë besimin atyre që luftuan dhe pësuan më shumë vuajtje se të tjerët.Vetëm uniteti i patriotëve shqiptarë mund të ngrejë në këmbë popullin shqiptarë kundër okupatorit,sidomos popullin e Kosovës.Prandaj,ne thërrasim të gjithë atëdhetarët shqiptarë-tërë popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës-që të bashkohen dhe ta bëjnë luftën kundër okupatorit.Koha nuk prêt.Ose sot ose kurrë.Britaniku Toni Simkoks thekson një tipar themelor njerëzor të këtij përbashkuesi siç ishte Gani Kryeziu dhe “Lëvizjes Kryeziu”.Unë mund të them,se Gani Kryeziu tërë kohën ka qenë në gjendje të ndihmonte viktimat e fashizmit dhe nazizmit,pa marrë parasysh besimin fetar,kombin apo drejtimin e tyre në luftë kundër armikut të përbashkët.Beteja më e madhe e Kryezinjve kundër forcave gjermane për çlirimin e qytetit të Gjakovës është zhvillua nga datat 10 deri më 16 shtator 1944.Komandant Ganiu i ndau forcat e tij në 2 pjesë, për të zënë pozicionet e fortifikuara të gjermanëve në qafat e Zogajve dhe të Prushit, pika të forta mbrojtëse të Gjakovës.Në datën 11 shtator 1944,Ganiu sulmoi në drejtim të fshatit Zogaj dhe i zmbrapsi gjermanët nga pozicionet e tyre,ndërsa Hasan Kryeziu me forcat e tjera zunë fortifikatat e Prushit,duke i thyer gjermanët që u tërhoqën për në qytet.Të dy pjesët e luftëtarëve u bashkuan në fushë në agim të 12 shtatorit dhe vazhduan mësymjen drejt Qytetit të Gjakovës.Britaniku Simkoks që luftonte trimërisht me shqiptarët në betejen për çlirimin e Gjakovës u plagos.Në këtë luftë,sipas njoftimeve të Komandës së Xhandarmërisë Shqiptare,mbetën të vrarë 170 luftëtarë nga çeta e Gani Kryeziut.Ndërsa sipas dokumentave jugosllave,u vranë mbi 200 njerëz me rastin e sulmit mbi Gjakovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Bugajski: Deklarata e Blinkenit ishte naive, pajtohem me Kurtin

Vuçiqi i përgjigjet Ramës i cili tha: Ushtria e Serbisë në kufirin e Kosovës është zero!