Sherif Ramabaja
Vuçiq gjatë karrierës së tij ka lozur dhe po lozë role të shumta. Një nga më kryesoret ishte ai i Goebbel – sit të cilin e zotëron për mrekulli. Ka pozuar me kallashnikov, por e mohon se është vrasës?! Ka kërcënuar njësoi sikurse regjimi fashist se për një serb të vrarë, do të ekzekutohen 100 veta. Masakrat dhe gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve është munduar që ti relativizoi.
Së fundi gjithnjë e më shumë po e loz rolin e viktimës, edhe pse vetë është agresori, me të gjitha mjetet jo vetëm politike, po edhe me ato ushtarake.
Për çudi, Hollywood ende nuk i ka bërë ftesë, megjithëse nuk përjashtohet një mundësi e tillë, kur të analizohen të gjitha rolet e tij të karrierës.
Së fundi u fotografua me blerjen e arsenalit të armatimeve, duke u krekosur si gjelat se ka blerë, po blenë dhe do të blej gjithkah që mundet.
Fqinjët e tij po qeshin me rolet e tij duke e krahasuar me një palaço, i sëmur psikik, paranoik, skizofren etj. sepse armatimet nuk do t´ia sjellin botën serbe në pjatë, për të cilën po lufton. Serbia e kishte grabitur të tërë arsenalin e ish armatës jugosllave, po ku përfundoi ?! Apo ku do të përfundoi ?!
Rolet e tij Vuçiq i prezanton përmes mediave të cilat i ka uzurpuar, institucioneve shtetërore të cilat i ka kapur dhe forcës së tij autokratike dhe diktatoriale.
Pasi këto ditë e kërcënoi NATON, se ushtrinë e vendos aty ku dëshiron vetë, e m´veshi veten edhe me një rol të ri: Perëndimi me sanksionet e buta ndaj Kosovës, po përpiqet që t´i bëjë presion Serbisë?!
Vetëm një aktor profesionist siç është ai, kopja e Goebbel -sit, din ta shfaq një mendim të tillë. Bota më në fund duhet ta kuptoi se vetëm Goebbels dhe Vuçiqi kanë aftësi të tilla. Pra dikush dikënd po e kopjon.
Askush në botë nuk do të kishte arritur ta zbërthej një formulë të tillë. Pra ose kemi të bëjmë me një gjeni të pazbuluar deri tash ose….. do të thoshin psikologët me një paranoik.
Për ta mësuar të vërtetën do të duhej që populli serb të interesohej për gjendjen shëndetësore, nëpër të cilën po kalon ai. Nuk do të jetë lehtë që ti caktohet diagnoza adekuate, (kur netë të tëra i kalon pa gjumë) po më mirë të fillohet tash, se kush e din edhe sa role gjatë karrierës së tij do ti loz në kurriz të popullit serb.
Ndoshta serbët janë të tillë: ose ti fitojnë të gjitha, ose që të gjithë të kërcejnë në humnerë. Po mos të kishte qenë Rusia nga humnera nuk do të dilnin kurrë, po për të mirën e njerëzimit edhe ajo po e pëson të njëjtin fat.
Apo ndoshta Vuçiqi po e pret rolin e karrierës së tij: Trump të kthehet sërish me 2024. Evropën ta marrin një nga një ekstremistët e djathtë dhe Kina ta merr rolin udhëheqës në botë ?
Derisa të ndodhin këto gjëra, sepse mund të fitoi edhe Nikki Haley, (e martuar me shqiptar), pacienti (Vuçiq) mund të vdes?