in

Vuçiq në takimin e darkës të organizuar nga EU, iu ankua Ramës !

Nga Sherif Ramabaja

Takimi ishte i përzemërt. Pamjet filmike paraqitën shtrëngim duarsh, shikime të mallëngjyeshme ndaj njëri – tjetrit dhe përqafime vëllazërore.

U vërejt se sa i kanë munguar njëri- tjetrit. U pajtuan që të takohen më shpesh sepse, hallet me askënd nuk mund t´i qajnë ashtu siç e bëjnë këtë mes vete.

U ankuan në opozitën e vendeve të tyre. Ne jemi të papërkulur, të pazëvendësueshëm dhe do t´u përballojmë presioneve nga do që vijnë ato.

Ne dy jemi ata që proceset në Ballkan do t´i shpijmë përpara, pa marr parasysh pengesat që na paraqiten nga të gjitha anët.

Nuk vonoi gjatë dhe Vuqiç iu lut Ramës, ta përdorte autoritetin e tij që ta pengoi Kosovën, në paraqitjen e kërkesës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kjo për mua është e pa tolerueshme, iu drejtua Vuçiq, Ramës. Ne e kishim marrëveshjen e Uashingtonit ku qartë kërkohej:  Kosovës i ndalohet për të aplikuar në organizmat ndërkombëtar.

Unë dje e thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe diskutuam për këtë çështje. Po ashtu kërcënova se do të ndërmarr masa ndëshkuese, prandaj që të mos vij puna për masa të tilla të kisha lutur, binde Prishtinën që mos të ndërmarr hapa të tillë.

Unë me ty miku im çdo problem e kisha zgjidhur, po siç po e sheh ne qëllimisht dhe rregullisht po na paraqesin pengesa të ndryshme.

Ne si kompromis të zgjidhjes së problemeve tona u akorduam për Open Ballkan. E kishim vështirë t´i përfitonim të gjithë, po u gëzova që edhe Abazoviç u akordua në anën tonë, po si ta bindim Prishtinën kur as nuk dëgjojnë e as nuk dinë.

Unë u armatosa nga të gjitha anët po unë nuk jam për luftë, ti e din këtë dhe më beson.

 Unë të jam mirënjohës kur haptas deklarove në Berlin, se armatosja e Serbisë nuk paraqet rrezik për rajonin, kurse Prishtina ku t´i vjen rasti e cekë rrezikun nga armatosja e Serbisë.

Hë, miku im, më thuaj a e kam gabim apo kam të drejtë në qëndrimet e mia?

Unë po mos të kisha pasur besim në ty, kurrë nuk do kisha pranuar që ta thellojmë miqësinë tonë, e mori fjalon Rama.

A e din si u përgjigjem gazetarëve kur më provokojnë mbi gjenocidin serb në Kosovë, masakrat, dyndjen e madhe dhe kërkesën e Kosovës për njohje nga Serbia.

Unë shoh më larg se ju, iu them. Ose jeni racional, ose kërkoi që të largoheni nga këtu.

Unë jam kryeministër i vendit tim dhe unë vendosi, se si veproi për të mirën e Shqipërisë.

Tash edhe Meta më në fund do ta përfundoi mandatin dhe presidenti i ardhshëm do vallëzoi sipas melodisë sime. Të premtoi se proceset e filluara do i thellojmë.

Sa i përket Kosovës apo siç e quan t´i Kosovo i Metohija, nëse refuzon të na bashkohet s´na mbetet tjetër përpos që ta izolojmë.

Ashtu ata edhe nga Evropa janë të izoluar, pa viza dhe pa asgjë. Ti e din që me Kurtin dhe Vjosën është vështirë të bisedohet, sepse ata mendojnë që janë të vetmit që i mbrojnë interesat e Kosovës.

Derisa e kishim Hashimin ndryshe zhvilloheshin ngjarjet.Takimet dhe kontaktet ishin të përhershme, pastaj të gjitha marrëveshjet që janë arritur ishin bërë me bekimin e tij dhe të Mustafës.

Prej kur erdhën Kurti dhe Vjosa gjërat kanë ndryshuar, jo që s´ka marrëveshje të reja po kërcënohen edhe me gjëra të tilla për anëtarësime, ende pa përfunduar pajtimi me ju.

Unë miku im do të përpiqem të bëjë gjithçka që t´i bindi udhëheqësit e Kosovës, që gjithçka që ndërmarrin të konsultohen edhe me të tjerët, e sidomos me shtetin amë, e jo të punojnë kokë më vete.

Të shohim, të presim e të vërejmë se çdo të bëhet.

Mars – Rover (tekst me përbërje satirike)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vuçiqi do ta luftojë egërsisht Kosovën që të mos futet në Evropë

Gratë afgane protestojnë kundër shamive, deputetet tona e kërkojnë ligjin afgan