in

Vuçiq është kukull e Kremlinit, dëshiron para europiane dhe armë ruse

Kur shikon fqinjin e tij përtej kufirit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, 46 vjeç, nuk e sheh presidentin serb Aleksandar Vuçiq: ai sheh “një kukull të Kremlinit” në qeverinë e një vendi që “imiton Rusinë”. Ai sheh një përpjekje për ta destabilizuar Ballkanin duke “përsëritur modelin” e Rusisë. Kështu shkruan gazeta italiane, La Repubblica, e cila e ka intervistuar kryeministrin Kurti.

Kurti ka folur për lidhjen e Serbisë me Rusinë duke thënë se “BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj” si Donbasi, Krimea, Transnistria e Osetia e Jugut.

Ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, një subjekt politik në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka tronditur Kosovën, por Kurti tha se nuk është befasuar. Sipas tij, Putini “nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelenskiyn”, pasi, siç thotë Kurti, “ai dëshiron ta bëjë atë me Bidenin”.

“Ai e ndjen Stalinin dhe sheh Rooseveltin e tij në Bidenin”, tha Kurti, duke shtuar se Putini “dëshiron të rishkruajë historinë”.

“Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do të jetë e mjaftueshme për të: ai do të duhet ta zgjerojë atë nëse dëshiron të merret me Bidenin. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon ku ai mund të përpiqet ta bëjë dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”, tha Kurti.

Duke treguar se shtetet përreth Kosovës, me përjashtim të Serbisë, janë të anëtarësuara në NATO, Kurti tregoi se këtë e synon edhe Kosova, duke theksuar se “ne llogarisim në ndihmën e Italisë”.

Lini një Përgjigje

Gruaja e ish-deputetit ukrainas tenton të arratiset me 30 milion dollarë të fshehura në valixhe

Marin Mema i drejtohet Ramës: P. Barka është anti-shqiptari më i madh që spiunoi për Greqinë