in

Vuçiq alarmon botën për dinarin!

Sherif Ramabaja

Dinari ynë në rrezik. Ne shpresonim ta bënim valutë të Ballkanit të Hapur kurse Kosova, vendi i shenjtë i Serbisë, po e përbuzë shenjën e identitetit tonë.

Me një alarm të përgjithshëm, Vuçiqi i ftoi të gjithë ministrat dhe ministrit në takim urgjent. Pas njoftimit të shkurtër, deshi ta dëgjoi mendimin e secilit se si ti kundërvihet këtij qëndrimi të Kurtit.

Ministri i mbrojtjes i propozoi agresion të menjëhershëm ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm. Ushtrinë e kemi në kufi. Armatimet ruse, kineze dhe iraniane po ashtu i kemi bartur në kufi.

Mua më duhet vetëm urdhri i juaj, të filloi me sulmin. Me kthimin e Kosovës, do ta mbrojmë edhe dinarin. Përpos ushtrisë, xhandarmërinë, paramilitarët, çetnikët, Dodiku me formacione nga Bosnja, Vulin me UDB, Shesheli, Daçiqi, Radojçiqi etj. të gjithë jemi të gatshëm.

Por çfarë ndodh nëse KFOR – i ndërhynë dhe na kundërvihet, ishte një pyetje nga një ministër i shqetësuar.

Unë llogaris vetëm në sulm, e çfarë ndodh dhe si përfundon e tërë kjo nuk mund të parashikoi. Ekziston mundësia që KFOR – i të largohet me sulmin tonë të parë, nëse mendojnë në jetën e ushtarakëve të tyre, por ekziston mundësia që të na kundërvihen. Për këtë ndoshta di më shumë UDB, BIA, KGB.

Po ndodhi të largohet KFOR atëherë do të ballafaqoheshim vetëm me shqiptarët, të cilëve ende nuk u kanë arritur JEVELIN – ët nga SHBA.

Ministri i informacionit raportoi se sa i përket propagandës kundër shqiptarëve dhe pro luftës, qëndrojmë shumë lart me agjendën tonë. Shqiptarët i paraqesim me motive të ulëta, të cilët janë të gatshëm të ushtrojnë dhunë ndaj serbëve. I paraqesim të dezorientuar, të pamotivuar dhe frikacak për mbrojtjen e Kosovës. Këto gjëra i motivojnë serbët që të nisen në gjah ndaj tyre.

Takimi zgjati me orë të tëra, por pa ndonjë vendim të caktuar. Vuçiq premtoi se para se të vendos për një hakmarrje, do të takohet edhe një herë me ambasadorët e QUINT – it dhe të SHBA, në mënyrë që të intervenonin te Kurti.

Ndërkohë ishte lajmëruar edhe Rama me idetë e njohura të tij. Ai kishte dal me propozimin që të gjendet një kompromis për të dyja palët.

Në bisedë e sipër Rama i kishte propozuar Vuçiqit që në Kosovë si valutë  standarde, dy palët ta pranojnë LEKUN, si masë preventive, derisa të gjendet një zgjidhje e përgjithshme.

Kosova të heq dorë nga Euro dhe Serbia nga dinari, pra të pranohet nga dy palët një valutë kompromisi, LEKU.

Nga ky propozim i Ramës Vuçiqi u çart, po nuk donte të prishej me Ramën, sepse e dinte që ai është tepër naiv. Ky ndërmjetësim i Ramës është baras me promovimin e Shqipërisë së Madhe.

Unë nuk i mendova deri aty, për mua me rëndësi ishte ta evitonim konfliktin, iu përgjigj Rama.

Derisa mbretëronte atmosferë lufte u lajmërua edhe ministri i bujqësisë. Unë propozoj që të mendohemi se çfarë po bëjmë, sepse Kurti këtë nuk e bënë kokë më vete. Ai po i zbaton vetëm urdhrat e perëndimit. Ne mund të tentojmë që të hyjmë në Kosovë, po nuk e dimë se ku do na i caktojnë kufijtë pastaj. Duke tentuar që ta shpëtojmë dinarin, mund ta humbim edhe Serbinë.

Mars – Rover (Satirë).

Lini një Përgjigje

Mbi romanin "Zogjtë e qyqes" të Gani Mehmetaj/ Mësimi pas pësimeve, vendi i huaj kurrë nuk bëhet i yti

GJENERALI DARDAN BELISARI (505-565)