in

Mbi romanin "Zogjtë e qyqes" të Gani Mehmetaj/ Mësimi pas pësimeve, vendi i huaj kurrë nuk bëhet i yti

Dush Gashi

Për disa dukesha interesant, ekzotik, tërheqës, vija nga egërsia, nga një zonë e hirtë, e mistifikuar. Disa vajza më ngjiteshin pikërisht pse vija nga zona e rrezikshme.– Janë të bukura vajzat e tyre? – më pyeste ndonjëra.– Si në përralla, – ua ktheja ne shaka.– Ua, po djemtë?– Djemtë janë të shëmtuar. Unë isha më i bukuri.Ato qeshnin, po nuk m’i hiqnin sytë. Më shihnin si copë e një vendi për të cilin kishin dëgjuar gjëra të çuditshme.– A je shqiptar ti? – më pyeti njëra me kërshëri.-Isha shqiptar, u bëra serb, – i thashë me qesëndi.– Ua, sa keq, – më tha ajo e zhgënjyer.

E shkëputa këtë pjesë, ndoshta ndër të rrallat që përmban edhe diçka të hareshme nga romani i Gani Mehmetajt, “Zogjtë e qyqes”, të cilin e lexova këto ditë. Personazhi i tij është serb, i ardhur kolonist në Kosovë në moshë të re, por i cili e braktisë këtë vend kur konflikti shqiptaro-serb acarohet skajshëm.

Nga historia dimë mjaft për ato që kanë pësuar shqiptarët nga ardhja e kolonistëve serbë e malazezë dhe pushteti, i cili i mbron, duke i terrorizuar vendësit. Por, asnjë histori nuk e bën më mirë se letërsia, e cila ngjarjet i tregon nga këndi i personave të gjallë, nëpërmjet përjetimeve dhe krajatave të tyre.

Ajo që e bën të veçantë romanin e Ganiut është se ai kësaj teme i qaset nga këndi i palës serbe, të cilët sjelljet e pushtetit i racionalizojnë si “të arsyeshme, për mbrojtjen e shtetit”. Por, ka edhe ndonjë zë racional, si kryepersonazhi i romanit, përjetimet e pësimet e të cilit e bëjnë të kuptojë se “vendi i huaj kurrë nuk bëhet i yti”.

Perciptazi kërkova në internet se çfarë është shkruar për romanin e Ganiut dhe u zhgënjeva: edhe në këtë rast vërejta praktikën tonë të keqe – të shkruash diçka pa e pas lexuar fare librin! Ndërsa, sipas mendimit tim, libri i Ganiut duhet të lexohet jo vetëm për historitë që tregon, por edhe mënyrën e paraqitjes letrare dhe sidomos, për qëndrimin neutral të tij, gjë që rrefimin e bën të bindshëm dhe autentik.

Lini një Përgjigje

Intelektualë pa atdhe…

Vuçiq alarmon botën për dinarin!