in

Vrasjet që tronditën vendin

Kosova brenda pak ditësh u trondit nga vrasjet që ndodhën nëpër kafene. Për këtë fenomen, kanë reaguar psikologë e sociologë të cilët thonë se nga këto zhvillime qytetarët ndihen të pasigurt në ambiente publike.

Mungesa e komunikimit për t’i zgjidhur problemet, nxit qytetarët të kryejnë këso vepra penale, thonë ata.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një person u vra e tre u plagosën në Runik të Skenderajt. Në Klinë të hënën një mërgimtar qëlloi me shtatë plumba vjehrrin në një kafene.

Në një lokal në kryeqytet u vra një 39 vjeçar e rreth 20 të tjerë mbetën të plagosur. Lista e rasteve që kanë përfunduar në mënyrë tragjike në dy javët e fundit është e gjatë.

Opinioni publik u trondit edhe me vrasjen e trefishtë në Rufc të Lipjanit, vetëvrasjen e gruas në Deçan e argjentinasen që i dashuri i saj shqiptar e hodhi nga kati i 6-të. Nga shpejtësia e madhe në vozitje disa aksidente kanë përfunduar me fatalitet. Statistikat e frikshme të ditëve të fundit vlerësohen shqetësuese dhe kanë nxitur reagime të shumta.

Siguria publike është dëmtuar skajshëm, thonë psikologë e sociologë.

“Pas përfundimit të pandemisë kemi rritje të dhunës në familjes, akteve të dhunshme në ambiente publike,  në mjedise të shkollës, aq më tepër këtë javë, ngjarjet e kësaj jave që kanë qenë traumatike, do të thoja që është dëmtuar siguria e njerëzve, njerëzit ndihen shumë të pasigurt”, tha për RTK, Mimoza Shahini, psikologe.

A po shndërrohet shoqëria kosovare në shoqëri të dhunshme, që problemet i zgjidhin me dhunë e vrasje? Sociologia Dhurata Prokshi thotë se grupet kriminale po e tejkalojnë ligjin.

“Mungesa e komunikimit, mungesa e monitorimit, na ka sjellë deri te një seri e llahtarshme e ngjarjeve që po përfundojnë me fatalitet dhe që medoemos ndjellin edhe frikë publike, në hapësirat publike ku veprojmë”, tha Dhurata Prokshi, sociologe.

Brenda institucioneve të sigurisë sikur ka neglizhencë, e cila ka krijuar opinion se bandat kriminale, grupet kriminale, po arrijnë me tejkaluar ligjin e vendit.

Derisa Qendra Klinike Universitare e Kosovës është ngarkuar me numër të madh të rasteve nga ngjarjet tragjike të ditëve të fundit, autoritetet  thonë se po punojnë në identifikimin dhe arrestimin e fajtorëve të këtyre veprave.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se do të krijohet një task-forcë e re për hetimin e krimeve të rënda.

Lini një Përgjigje

Rreth 8 mijë shqiptarëve në Luginë të Preshevës u pasivizohen adresat

Zjarret pyjore në Havai lënë 53 persona të vdekur