in

Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit dhe Ukrainës është në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursua von der Leyen ka konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, e Ukrainës dhe Moldavisë është në Bashkimin Evropian.

Ajo në Parlamentin Evropian mbajti fjalimin vjetor rreth gjendjes në BE, që prezanton momentin më të rëndësishëm në vit për institucionet evropiane, ku shefja e ekzekutivit të BE-së prezantoi vizionin për vitin që vjen, por edhe vitet tjera në vijim.

Në këtë rrafsh ajo premtoi se BE mundet të funksionojë edhe me mbi 30 anëtarë, duke iu referuar kështu vendeve të rajonit dhe Ukrainës e Moldavisë.

“Evropa duhet t’i përgjigjet thirrjes së historisë. Dhe historia tani po na thërret të punojmë për të kompletuar Unionin tonë. Në një botë ku disa po përpiqen t’i zgjedhin vendet një nga një, ne nuk mund të lejojmë t’i lëmë pas evropianët tanë. Në një botë ku madhësia dhe pesha kanë rëndësi, është qartësisht në interesat strategjike dhe të sigurisë të Evropës për të kompletuar Unionin tonë”, ka thënë ajo.

Von der Leyen, gjithashtu nënvizoi se procesi i anëtarësimit është i bazuar në meritat individuale dhe reformave që i bën secili vend.

Por, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i bëri thirrje që të tejkalojnë debatet të cilat shkaktojnë dilema mes reformave të brendshme dhe zgjerimit, sepse të dy proceset mund të ndodhin paralelisht.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk ka qenë temë e popullarizuar në vitet e fundit dhe zakonisht ky element ka zënë një vend të pavërejtshëm në fjalimet vjetore.

Ndonëse ndodhi në fund të fjalimit, megjithatë zgjerimi zuri vend të konsiderueshëm në paraqitjen e Von der Leyen. Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që BE të rikonsiderojë mundësinë e pranimit të vendeve tjera në mënyrë që të dobësohet ndikimi rus.

Lini një Përgjigje

Sot takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

Cilat janë motivet e Rusisë për pushtimin e Ukrainës?