in

Von Cramon e kundërshton Lajçakun

Pas një deklarate të pamatur dhe skandaloze të Miroslav Lajçakut, të bërë gjatë vizitës së tij në Beograd, ku tha se duhet të bëhet ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Ajo ka thënë se nuk pajtohet me deklaratën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Von Cramon ka shkruar në Twitter se nuk pajtohet me qëndrimin e Lajçakut, duke thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës nuk dërgon askund.

“As unë nuk pajtohem me lëvizjen e fundit të Miroslav Lajçakut. Nuk mendoj se të flasësh për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës na çon diku”, ka shkruar Von Cramon.

Lini një Përgjigje

Kryeministri Hoti pritet përzemërsisht në Shkup nga z. Xhaferi

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Budapest