Vladimir Putin do të njoftojë se do të largohet nga presidenca ruse në fillim të vitit të ardhshëm, ka pohuar një analist politik.
Kjo vjen mes spekulimeve për shëndetin e liderit rus në ditët e fundit, megjithëse Kremlini ka mohuar kategorikisht se Putin është i sëmurë. Valery Solovei – një kritik i njohur i Putinit – ka thënë se kreu i shtetit ka kancer.
Kjo deklaratë vjen në vazhdën e pohimeve të mëparshëm të z.Solovei se z.Putin mund të ketë sëmundjen e Parkinsonit, siç u raportua fillimisht nga The Sun.
Tani, kritiku dhe analisti politik i Putinit po bën pretendime të mëtejshme në lidhje me shëndetin e liderit rus.
Z. Solovei iu referua burimeve brenda Kremlinit me të cilët thuhet se ka kontaktuar.
Vladimir Putin ka shërbyer si udhëheqës i Rusisë që nga viti 2000.
Z.Solovei i tha gazetës The Sun të premten se Putin, 68 vjeç, kishte dy gjendje shëndetësore, duke shtuar se “njëra është e natyrës psiko-neurologjike, tjetra është një problem i kancerit”.
Ai tha se: “Nëse dikush është i interesuar në diagnozën e saktë, unë nuk jam mjek dhe nuk kam asnjë të drejtë etike t’i zbuloj këto probleme.”
Z. Solovei, i cili është një ish-shef i departamentit të PR në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, gjithashtu pretendoi se Z. Putin ishte operuar në shkurt të këtij viti.
Analisti Solovei u arrestua në Moskë këtë shtator së bashku me dhjetra demonstrues të tjerë.
Ata po marshonin për të protestuar ndaj arrestimit të anëtarit të partisë së opozitës Sergei Furgal me akuza të shumta për vrasje, të cilat ai i mohon.
Disa javë më parë, Kremlini lëshoi një deklaratë duke hedhur poshtë spekulimet e Z. Solovei për sëmundjen e Parkinsonit.
Dmitry Peskov, një zëdhënës i Kremlinit, tha se pohimet dhe raportet pasuese të medias në lidhje me shëndetin e Putinit ishin “marrëzi absolute”.
Ndërkohë, Z. Solovei ka sugjeruar që një numër figurash të tjera të shquara ruse po garojnë për presidencë.
Ato përfshijnë vajzën 34-vjeçare të Putinit, Katerina Tikhonova, e cila aktualisht drejton një program të Intelegjencës Artificiale.
Të tjerët thuhet të jenë Dmitry Medvedev, i cili dha dorëheqjen si Kryeministër në fillim të këtij viti dhe Dmitry Patrushev, Ministri i Bujqësisë i vendit dhe CEO i Bankës Bujqësore Ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Z. Peskov kishte mohuar tashmë në fillim të këtij muaji se Z. Putin kishte plane për t’u larguar në të ardhmen e afërt.
Këtë javë, dhoma e ulët parlamentare e Rusisë, Duma mbështeti një projekt-ligj që do t’i jepte z. Putin dhe familjes së tij imunitet nga ndjekja penale edhe nëse ai do të tërhiqej si president.
Projekt-ligji bën pjesë në një numër ndryshimesh në kushtetutën ruse për të cilat u ra dakord në korrik të këtij viti.
Ndryshime të tjera përfshijnë lejimin e Putinit për të mbajtur presidencën edhe për dy mandate.
Mandati i tij aktual do të përfundojë në 2024, që do të thotë se ai do të jetë në pushtet për rreth 24 vjet.
Alexei Navalny, një nga kritikët më të shquar të Putinit dhe një udhëheqës i opozitës, shkroi në Tëitter: “Pse Putin ka nevojë për një ligj të imunitetit tani?”
Z. Navalny është shëruar gradualisht pasi u helmua nga një agjent nervor në fillim të këtij viti ndërsa ishte në një fluturim në Siberi.
Hetuesit mjekësorë gjermanë arritën në përfundimin se agjenti kimik Novichok ishte përdorur. Kremlini është fajësuar gjerësisht, por mohon çdo përfshirje. The Daily Express