in

Vjosa Osmani takoi një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë (KKEIK).

Përfaqësuesit e kësaj platformës gjithëpërfshirëse nga komuniteti i biznesit kanë shfaqur qëndrimet e tyre në lidhje me vonesën në miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke potencuar vështirësitë me të cilat po përballen bizneset.

Sipas tyre, përveç me pandeminë në aspektin shëndetësor, bizneset po përballen edhe me pandeminë ekonomike, e cila ka goditur shumë biznese duke i sjellë skaj ekzistencës.

Ata, gjithashtu kanë kërkuar edhe ndryshime në Ligjin e Punës, duke potencuar nivelin e ulët të pagës minimale. Është diskutuar edhe barazinë gjinore në borde si dhe përkrahjen ndaj produkteve vendore.

Lini një Përgjigje

KQZ certifikoi zgjedhjet komunale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

BE po i shqyrton sanksionet ndaj Turqisë