in

BE po i shqyrton sanksionet ndaj Turqisë

  Bashkimi Evropian po humb durimin me Turqinë: Për shkak të provokimeve të shumta, BE tani dëshiron të shqyrtojë sanksionet kundër vendit, shpjegon Presidenti i Këshillit Michel. Tema do të diskutohet në samitin e ardhshëm të BE.

BE është gati të shqyrtojë sanksionet kundër Turqisë. BE “zgjati dorën e saj”  Ankaras në tetor, për të zgjidhur konfliktet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet, tha Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel në Bruksel. Vlerësimi i zhvillimit që atëherë është negativ. Prandaj, krerët e shteteve dhe qeverive, tani do të diskutojnë reagimin në samitin e BE javën e ardhshme.

“Tani është koha për të përfunduar lojën e maces dhe miut,” tha Michel. Krerët e shteteve dhe qeverive i bënë Ankarasë “një ofertë pozitive” në tetor për të përmirësuar marrëdhëniet. “Kushti ishte që Turqia t’i jepte fund provokimeve.” Por ka akoma “veprime të njëanshme dhe retorikë armiqësore”. BE tani është “gati të përdorë mundësitë që kemi”.

Ka shumë pika grindjeje midis BE dhe Turqisë. Një konflikt është shpimi i gazit në Mesdheun lindor, të cilin BE e përshkruan si të paligjshëm. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zemëruar gjithashtu evropianët, në çështjen e Qipros sepse ai po bën thirrje për një zgjidhje të përhershme mes dy shteteve për ishullin e ndarë. BE është gjithashtu kritike ndaj rolit të Turqisë në Libi, Siri dhe në konfliktin e Nago-Karabakut.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE, kërcënuan Ankaranë me sanksione në fillim të tetorit. Në të njëjtën kohë, avantazhet ekonomike të tilla si negociatat mbi një zgjerim të bashkimit doganor me BE u premtuan, si një nxitje për Turqinë me kusht që të ndërpres veprimet e tilla. Në këtë kohë BE ka vendosur të bënin një vlerësim në samitin e 10 dhe 11 dhjetorit.

Burimi: ntv.de, jpe / AFP, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Vjosa Osmani takoi një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë

Selmanaj diskutoi me ministrat për reformën në zbatimin e MSA-së