in

Vjosa Osmani shërohet nga koronavirusi

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi, dhe se është rikthyer në zyrën e saj në Presidencë, për të vazhduar me angazhimet e saj.

Ajo ka qëndruar dy javë në vetizolim dhe aktivitetet i ka zhvilluar kryesisht online.

“Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, ka shkruar në rrjetet sociale, Osmani.

Lini një Përgjigje

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe për Ditën Kombëtare

Edison Ypi: Shtatorja e Skënderbeut një kryevepër në interes të Serbisë