in

Vjosa Osmani reagon ndaj gjykatës serbe

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas një vendimi që ka marrë një gjykatë në Beograd, e cila nuk e sanksionoi ministrin serb Aleksandar Vulin për përdorimin e termit racist dhe pezhorativ “shiptari”.

Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi në Twitter ka shfaqur indinjatën e saj, duke shtuar se Serbia pas gjithë atyre luftërave që i shkaktoi nuk është përmirësuar.

“Urrejtja serbe e mbështetur nga shteti serb ndaj popullit tonë ka qenë mbizotëruese gjatë gjithë historisë sonë. Vendimi i sotëm i gjykatës për të miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është një njollë tjetër në historinë e ‘humnerës’ së qeverisë së tyre. Ky vendim duhet të jetë një hapje sysh për të gjithë ata që shpresonin që Serbia do të përmirësohej”, ka shkruar Osmani.

Lini një Përgjigje

Hoxha i Karaçevës ndërseu turmën për gjakderdhje

Avokati i Popullit i shqetësuar për moszbatimin e masave gjatë fushatës së zgjedhjeve