in

Vjosa Osmani: Kosova vajton gruan që s'arriti të bëhet nënë

Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.Një tjetër krim makabër e çnjerëzor.  

Një tjetër”burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës.Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. 

Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale ndaj grave e ky femicid duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. 

S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë.Asnjë vajzë e grua më shumë është thirrje kombëtare për të gjithë ne. Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal.Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Pakistanezi vrau të bijën sepse nuk pranoi të martohet me të moshuar

Escobar kërkon formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë