in

Vjosa Osmani i reagon KQZ-së se mërgimtarët po diskriminohen për votim

Votuesit e diasporës do të kontaktohen përmes telefonit. Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet. Po ashtu aplikuesi duhet të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari.

Këtë vendim e mori KQZ-ja në mbledhjen e sotme për mërgimtarët tanë se si duhet të aplikojnë për votim në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës që mbahen më 14 shkurt. Ky vendim i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk është pritur mirë, madje është kritikuar publikisht nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani. E para e shtetit të Kosovës i është drejtuar me një letër kryetares së KQZ-së, Valdete Daka ku i kërkon të rishikojë vendimin, pasi thotë se drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë, nuk mund të krijohen kushtëzime të tilla.

“E drejta e votës është e drejtë fondamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, shkruan Vjosa Osmani në faqen zyrtare në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Vëllai vret motrën për çështje nderi në Belgjikë

Vrasja e Enver Malokut – fillimi i vrasjeve politike