Pas dorëheqjes së Thaçit, Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është emëruar Presidente e Kosovës, është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi për medie.
Në njoftim gjithashtu thuhet se detyrën e ka marrë nga stafi i Presidencës, derisa njofton se do të flasë para medieve në orën 17:00.
“Dr. Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të Presidentes së Kosovës në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së Presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të Presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e Presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryetares së Kuvendit.