in

Vjosa Osmani: Ditët më të mira i kemi përpara

Vjosa Osmani, u.d. së Presidentes së Kosovës, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, me rastin e Vitit të Ri 2021, nëpërmjet një videomesazhi.

“Në këtë natë të ndërrimit të motmoteve më lejoni të ju uroj një vit të ri të mbarë. Viti 2020 e ka zbehur ekonominë dhe ka prekur ndjeshëm sistemin tonë shëndetësor. Ky vit mbase ka ndryshuar përjetësisht mënyrën tonë të jetesës”, është shprehur Osmani.

“Ne qëndruam të bashkuar përkundër distancës fizike që jeta ta vazhdonte ritmin e saj të bukur. Derisa sheshet janë mbushur me drita festive, festa është e zbehtë. Bashkëndjejmë me familjarët e të vdekurve nga COVID-19, të zhdukurve dhe atyre që janë duke u përballur me çfarëdo sfide”.

“Ditët më të mira i kemi përpara. Mund të mësojmë prej asaj që ka ndodhur”.

Lini një Përgjigje

Dy zonja të nderuara të skenës artistike shqiptare të Kosovës

Urimi i Albin Kurtit për Vitin e Ri 2021