in

Vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit. Shkak u bë vota e deputetit Etem Arifi që edhe pse i dënuar me burg kishte marrë pjesë në votimin e qeverisë.

Nagavci tha në T7 tha se tani është e qartë se vendi shume shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja dhe qeveria legjitime do të kthehet në pushtet.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht, se Qeveria Hoti ka qenë e paligjshme. Vendimi ishte goxha i gjatë nuk munda ta lexoj të tërin. Është e qartë se shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe do të kthehet qeveria legjitime në pushtet”, – tha Nagavci.

Lini një Përgjigje

Reagon PDK: Sa më shpejt në zgjedhje

Pse Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin “pro” kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje?