Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë qëndruar sot për vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Gjilan.
Me këtë rast, anëtarët e këtij komisioni, janë njoftuar për së afërmi me punën e kësaj drejtorie, si dhe për aktivitetet në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues.
Vizita të tilla, në të kaluarën janë realizuar edhe në drejtoritë tjera rajonale të AKI-së.