in

Vizitë në shtatë shtete për shtatë ditë…

Reportazh pa foto të një udhtimi të këndshëm turistik

Javë më parë bëra një vizitë shtatëditore në shtatë vende,apo shtatë shtete që përbëjnë atë rrethin natyror që ne i themi Deti Baltik,ndërkaq gjermanët i thonë “Ostse”.Rrugëtimi shtatëditor ishte i planifikuar me autobus, në atë mënyrë që në shtatë vendet rreth Baltikut të qëndronim nga një ditë e një natë.

Rrugëtimi nisi nga Gjermania dhe ndalesa e parë u bë në kryeqytetin e Polonisë,në Varshavë.Gjatë qëndrimit në Varshavë,ië dyzetë e tetë(turistët,shumica e tyre gjermanë dhe vetëm unë dhe ime shoqe shqiptarë)mësuam shumë gjëra që as i kishim ditur dhe as i kishim dëgjuar më parë.Kur kishte filluar lufta e Rusisë në pushtim të Ukrainës,ishte Polonia pothuajse e para nga vendet e Bashkimit Europian që kishte dalur me deklarata edhe politike dhe ushtarake në anën e Ukrainës,në ndihmë të saj.Aty mësuam(nga shoqëruesi dhe përkthyesi polak,natyrisht në gjuhën gjermane)se dikur më shumë se gjysma e Ukrainës i takonte Polonisë,ashtu siç i takonte pothuajse edhe tërë Lituania.Mësuam edhe atë se Lituania kishte marrëdhënie speciale ta themi kushtimisht me ish mëmën e saj Poloninë.

Ditën(dhe natën e radhës)do ta kalonim në shtetin e Lituanisë,në të cilin vizituam kryeqytetin Vilnus dhe qytete të tjera që ishin më afër itinerarit nga kalonte rrugëtimi ynë.Ajo që vlenë të përmendet në këtë shkrim ishte i ashtuwuajturi “Bregu i kryqave”(në gjermanishte Berg der kruze) i cili kishte një histori sa interesante aq edhe të çuditshme:-siç do të na tregonte shoqëruesi dhe përkthyesi lituanez,nuk dinte askush se si kishte filluar ardhja e kryqeve(me mijëra sish)dhe as viti(sipas përkthyesit mbase me dhjetëra apo qindra vitesh më parë.Gjatë kohës sa Lituania ishte pjesë përbërëse e ish Bashkimit Sovjetik,sovjetët kishin tentuar që t’i largonin ata kryqa,por sapo i kishin larguar ata( gjithmonë natën)ditën tjetër “bregu i kryqave” kishte aguar edhe me më shumë kryqa të tillë.

Kjo histori kishte zgjatuar vite me radhë,gjersa Papai Romës,i njohuri Karol Vojtila,edhe vetë Polak,kishte vizituar atë vend dhe që nga vizita e tij “Bregu i kryqave” kishte fituar qetësinë e tij,dhe tash ishte shndërruar në një atraksion turistik.

Ditën (dhenatën e radhës)do ta kalonim në kryeqytetin Lituanez,në Riga,një qytet tepër i bukur,i ngritur në buzë të Detit Baltik.

Populli lituanez ishte si të thuash shumë krenar që kishte fituat sërish atdheun e vetë(të robëruar nga ish Bashkimi Sovjetik).

Në krahasim me Lituaninë,Letonia nga shikimi i parë të linte përshtypjen se qëndronte më mirë ekonomikisht,dhe atë e tregonin sidomos fshatrat me infrastrukturë të rregulluar posi fshatrat nëpër shtetet e Europës perendimore.

Letonia ishte shteti i radhës(ku do të kalonim ditën dhe natën e radhës).Në kryeqytetin Talin,nga shoqlruesja dhe përkthyesja do të mësonim se Estinia si vend dhe si popull ishte i lidhur emocionalisht dhe politikisht me Finlandën,meqë sipas përkthyeses thuajse populli estonez dhe ai fillandez kishin të njejtën prejardhje,ashtu siç kishin afërsi edhe me popullin hungarez.Kur përkthyesja po na fliste për për përbërjen etnike të popullit(apo popujve)që e popullonte aktualisht Estinin, ajo do të thonte se shumicën dërmuese(apo gjashtëdhjetë përqind 60%) e përbënte populli estonez,tridhjetë për qind,30% populli rus,ndërkaq dhjetë për qind(minoritete të tjera).

Populli rus (meqë shumica e tyre kishin edhe shtetësinë ruse) nuk kishte të drejtë të zgjidhej dhe të zgjedhte deputetë për Parlamentin nacional,por vetëm në atë komunal.Derisa ajo plrkthyesja tregonte për këtë(autori i këtyre radhëve po ndrydhej e shtrydhej në vete nëse duhej t’i tregonte përkthyeses estoneze dhe turistëve të grupit,shumica absolute gjermanë)se si në vendin e tij me emrin Kosovë,një pakicë nacionale prej pesë për qind i kishte dhe i ka dhjetë vende të rezervuara për pakicën serbe dhe ata që zgjidheshin në postin e deputetit që të gjithë kishin edhe pashaporta dhe nënshtetësi serbe.

Dhe kur do të ia thonte këtë,përkthyesja(dhe shumë turistë gjermanë)do të thonin se ju vetë ia paskeni thyer këmbën vetes,(autori)do të shpjegonte se këtë zgjidhje e kishte bërë Ahtisari(me prejardhje nga Finlanda),përkthyesja por edhe turistë gjerman do të shtonin se përse e keni pranuar një propozim tl tillë që dëmton interesat tuaja politike dhe shoqërore,autori nuk ishte zgjatur më shumë sepse nuk ishte as vendi as koha për debat të mëtejmë.

Ditën e pestë na priste kryqeyteti finlandez Helsinki.Edhe në Heksiniki do të na shoqëronte përkthyesja finlandeze e cila me krenari të ligjshme do të na fliste për vendin dhe popullin e saj.Do të tregonte për gjithfarë çfarë e dallonte popullin finlandez nga popujt e tjerë europianë.Njëri nga turistët gjermanë do të ia bënte një pyetje befasuese,për të cilën përkthyesja do të mendohej dy-tre minuta para se të përgjigjej.

Pyetja ishte:-Përse në të gjitha statistikat që bëhen në nivel botëror,del që populli finlandez të jetë populli në i lumtur në botë?

Siç e cekëm edhe më lartë kjo pyetje përkthyesen e zuri në befasi,e cila përgjigjen e saj do ta jepte pas dy-tre minutash heshtjeje.

-Nuk di çfarë të them lidhur me këtë pyetje do të niste ajo dhe pastaj do të shtonte:-mbase njerëzit e vendit tim janë të lumtur me vetë natyrën e tij të pasur(mbi katërmbdhjetë liqene)!Pastaj do të vazhdonte:-Apo edhe nga fakti se ne në vendin tonë i mësojmë fëmijët që nga qerdhet që në asnjë mënyrë mos ta fyejnë tjetrin,edhe nëse ndodhë që nga ana tjetër të ketë fyerje.Apo ne fëmijët që nga qerdhja i mësojmë që mos ta urrej tjetrin edhe nëse nga ana tjetër ka shenja urrejtjeje!

Darkën gjatë qëndrimit në Finland do ta hanim në qytetin port Turku dhe pastaj me anije do të niseshim drejt Suedisë apo kryeqytetit të saj Stokholm.(Gjatë qëndrimit në qytetin Turku mësuam se dikur ky qytet kishte qenë kryeqytet i Finlandës,por që ishte vendosur që kryeqyteti të transferohej në Helsinki,meqë gjeografikisht Turku ndodhej shumë afër Suedisë.Çfarë do të thotë kjo le ta gjykojnë vetë lexuesit)!

Pas një rrugëtimi prej mbi dhjetë orësh me anije,mëngjesi i ditës së gjashtë do të na zbarkonte në kryeqytetin suedez-Stokholm.

Stokholmi nën rrezet e para të diellit të fillim majit,ngjante siç thuhet në një qytet ëndrrash.Ishte i ngritur nëpër ishuj që pothuajse pinin ujë në det.

Lam anijen dhe nisëm shëtinë(më shumë me autobus-me zbritje të herëpashëshme për të bërë foto në vendet më të bukura të qytetit.

Vlenë të përmendet edhe e dhëna se një ishull i tërë i ishte lënë në dispozicion kulturës dhe ekspinentëve të saj.Ne e vizituam atë ishull dhe mbetëm të fasciunuar me atë se çfarë kishin bërë njeëzit e kulturës dhe të artit për qytetin apo kryeqytetin e vendit të tyre.Aty ishin vendosur skulptura e piktura të ndryshme arti.Aty e pamë si muze edhe ndërtesën e grupit të fsmshëm ABBA etj.Me një fjalë turisti që viziton kryeqytetin suedez do të mbetet gojëhapur me bukuritë e tij natyrore e njetëzore.

Mbrëmjen do ta kalonim në qytetin e bukur të Malmes,apo si të thuash qytetin shqiptar të Suedisë.Sa qëndruam në atë qytet gjithandej dëgjuam zëra e frymë shqiptarësh!Mëngjesin e ditës së shtatë do të na priste dhe përshëndeste Kopenhageni-kryeqyteti danez.Me që në kryeqytetin danez kisha qëndruar edhe disa herë të tjera(dy ditë edhe me punë)nuk kisha se çfarë të shtoja diç të re për këtë kryeqytet.

Edhe kryeqyteti danez-Kopenhageni hyn në radhën q qyteteve të bukura europiane që duhet vizituar.

Megjithate do t’i përmend dy vlera të rëndësishme daneze që këtë kryeqytet e dallojnë nga kryeqytetet europiane.

Është “Virgjëresha e përjetshme”,skulpturë e vendosur në ujërat e detit danez,një atraksion i vërtetë për mijëra turistë që vizitojnë gjatë vitit Danimarkën.

Vlera tjetër e njohur botërisht është flamuri kombëtar danez,që konsiderohet si më i vjetri në botë.Dhe për këtë vlerë të vetën krenohet ligjshëm populli danez.

Në mbrëmjen e vonë të ditës së shtatë lamë Danimarkën dhe hymë në Gjermani pas një rrugëtimi shtatëditor të paharrueshëm nëpër shtatë shtete!…

Lini një Përgjigje

Nga vitit 2007 KE mbështeti Kosovën me 1.4 miliard euro përmes IPA-s

Deputeti britanik: Vuçiç na kërcënoi, ta thërrasim ambasadorin serb për të shpjeguar