Një aksident ka ndodhur sonte mes një makine dhe një këmbësori, ku për pasojë makina ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sot rreth orës 17:45, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mon Balaj”, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.
Ai ka thënë se njësitë patrulluese kanë dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe për t’i kryer hetimet e nevojshme. Indeksonline