Sot, në mesditë, një person, i gjinisë mashkullore, i moshës 53 vjeçe, ka bërë vetëvrasje në fshatin Bresalc të Gjilanit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në orët e pasdites është gjetur trupi i pajetë i një personi mashkull 53 vjeçar. Vdekjen e ka konstatu në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Dyshohet për vetëvrasje. Fillimisht rasti është cilësuar “vdekje e dyshimtë””, tha Hashani.