Sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetvëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Podujevës me 51.64% të votave.
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se Bulliqi ka fituar pa balotazh sipas rezutlateve preliminare.
Kandidati i VV’së ka mposhtur në zgjedhjet e parakohshme dy kundërkandidatët: Nexhmi Rudari nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.
Bulliqi ka fituar zgjedhjet me 51.64% të votave duke evituar raundin e dytë. Ai do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.
Është hera e parë në 20 vitet e fundit që LDK humb zgjedhjet lokale në këtë komunë.