in

Vetëvaret 17 vjeçari nga Rogova e Gjakovës

 

Një 17-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Rogovë të Gjakovës. Një 17-vjeçar është varur. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spital ku mjekët e kanë konstatuar vdekje e tij”, ka thënë Gjurkaj.

Lini një Përgjigje

SpaceX nis me sukses 4 astronautë për në stacionin e hapësirës

Pse princi Charles i tha Lady Dianas se nuk e donte ditën e dasmës?