Reshjet e ditëve të fundit në Kosovë shkaktuan dëme të mëdha në disa vende.
Reshjet e mbrëmshme kanë përmbytur “Shtëpinë-muze” të Ferdonije Qerkezit në Gjakovë, njofton Klan Kosova.
Shtëpia e Ferdonije Qerkezit, të cilës gjatë luftës së fundit në Kosovë humbi bashkëshortin dhe tre djemtë ka kohë që është shndërruar në muze.
Sipas pamjeve nga Syri Vision, uji ka përmbytur pjesën e poshtme të shtëpisë, ndërsa Qerkezi në një paraqitje në këtë televizion ka thënë se përmbytja ka filluar mbrëmë rreth orës 20:00.
“Prej orës 20:00 mbrëmë ka filluar kthimi i kanalizimit, deri sot në mëngjes. Sot këto orë ka fillu me u largue, por siç po e shihni ka shkaktue disa dëme”.
Sipas saj, deri tashti nuk ka pranuar ndonjë ndihmë nga Komuna e Gjakovës, por që shpreson që pasi të largohet uji nga shtëpia, t’i dalë në ndihmë ndokush.