Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim për formimin e Qendrës Operative Emergjente.
Për shkak të gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut, me ç’rast ka pasur edhe vërshime në disa zona, Kryetari Lladrovci në mbledhjen e mbajtur të bordit ka marrë vendim për formimin e Qendrës Emergjente.
Kjo qendër emergjente kryesohet nga kryetari Ramiz Lladrovci, ndërsa marrin pjesë edhe drejtorët e drejtorive Komunale, QKMF-ja, Stacioni Policor në Drenas, KRP “Pastrimi”, KRU “Ujësjellësi”, KEDS-i, FSK-ja dhe shërbimi i Zjarrfikësve.
Qendra Operative ka për obligim të monitorojë gjendjen në Komunën e Drenasit pas gjendjes së krijuar nga vërshimet dhe t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Qendra Operative çdo veprim duhet të ndërmarrë në përputhje me Planin Operativ Emergjent.