in

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese atak ndaj shtetit te Kosovës!

Shkruan: Bit Gecaj

 Ndër të tjera, GJKK, ka sjell një vendim që ishte dhe i shkon për shtati, kryesisht një subjekti të caktuar politik.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kam lexuar si atak ndaj shtetit të Kosovës! Vendimi është i palogjikshëm e krejt politik! E them politik sepse nuk është i qartë, krijon mjegull, dhe i shkon për shtati vetëm strukturave të caktuar politike të vendit, të cilat tash njëzetë vite e dominojnë drejtësinë në Kosovë! Por dhe pasardhësve të tyre, të mveshur me petkun e ri, atë të gjoja opozitarizmit!

Nuk them se nuk duhet respektuar ky vendim; jo pse ai meriton, por se duhet të tregohet vetëdije, logjikë e kulturës shtetërore!

Për mua vendim i drejtë do të ishte detyrim-zëvendësimi i deputetit të kriminalizuar, nga subjekti përkatës, dhe përsëritja e votimit te qeverise!

Me vendimin e vet, GJKK, dhunshëm e qon vendin në zgjedhje të reja, në një kohë të pasigurisë së madhe globale, për shkak të pandemisë Covid-19!

Për mua vendimi i kësaj Gjykate, do të prodhoj krizë më të madhe në vend, atë të mos zgjdhidhjës se problemeve të krijuara, si pengimin e konsolidimit të institucioneve shtetërore, duke filluar nga presidenti etj, qe si rezultat sjell dobësimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por dhe zvarritjen e integrimeve të vendit në strukturat Euro-Atlantike!

Ndër të tjera, GJKK, ka sjell një vendim që ishte dhe i shkon për shtati, kryesisht një subjekti të caktuar politik, apo edhe strukturave të caktuara politike të shpërndara në shumë subjekte të tilla! Por kjo është shenjë dhe dëshmi se shteti nuk ndërtohet kështu, por minohet ai dhe e ardhmja e tij! Kësaj radhe, madje nga vetë institucionet e saja, në këtë rast Gjykata Kushtetuese e Kosovës!

Për më tepër, vendimi i GJKK-s mi ngjet rrëfimit me kastravecin e kalbur: nëse është kalbur një kastravec, a duhet të hidhet i gjithë thesi, apo veç kastraveci i keq?!

 

Lini një Përgjigje

BE: Të miratohet sa më parë buxheti i Kosovës

Zyrtari policor plagos një person me armë zjarri