in

Vendet e Ballkanit Perëndimor në BE? Për Merkelin "interes gjeostrategjik"

 

Në samitin virtual të Ballkanit Perëndimor, Kancelari Kurz kujtoi BE për premtimet ndaj rajonit. Kancelarja gjermane dëshiron të largojë ndikimet e Rusisë dhe të Kinës në rajon.

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i sheh gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian për “arsye gjeostrategjike”. “Është në interesin e BE të çojë përpara procesin këtu,” tha Merkel të hënën në Berlin, pas konferencës virtuale të Ballkanit Perëndimor nën udhëheqjen gjermane. Në këtë kontekst, Merkel tregoi ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por pa përmendur emrat e të dy vendeve.

Bashkëpunimi më i fortë rajonal, i cili është promovuar që nga viti 2014 nga i ashtuquajturi “Procesi i Berlinit”, tashmë ka dhënë suksese fillestare, siç është marrëveshja e roamingut që sapo ka hyrë në fuqi, tha ajo. Krerët e qeverive të Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës si dhe Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen morën pjesë në konferencë. Kancelari Federal Sebastian Kurz (ÖVP) gjithashtu mori pjesë në video konferencë dhe e paraqiti Austrinë si një mbrojtëse të afrimit të shpejtë të BE, për Ballkanin Perëndimor.

“Drita dhe hija” në Ballkanin Perëndimor

Merkel mbrojti qëndrimin e Francës kundër akuzave, për pengimin e afrimit të gjashtë shteteve. Në konferencën video, Presidenti francez Emmanuel Macron “qartë” pranoi mundësinë e pranimit për gjashtë shtetet, theksoi Merkel. Bullgaria dhe Hollanda gjithashtu po e ngadalësojnë këtë proces në BE, por edhe në Gjermani në disa raste ka gjithashtu kërkesa shumë të larta për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në rajon kancelarja gjermane kritikoi situatën në Bosnjë-Hercegovinë, ku të tre grupet etnike duhet urgjentisht të bien dakord mbi një ligj të përbashkët zgjedhor. Merkel raportoi se kishte patur “dritë dhe hije” në Ballkanin Perëndimor në vitet e fundit. Ekziston nevojë e fuqishme për veprim, për shembull, kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, ajo pranoi se procesi i pranimit “po zgjat më shumë dhe është më i ngadaltë, nga sa shumë kush kishin shpresuar “.

Në fjalën e tij, Kurz theksoi angazhimin e Austrisë për të sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë BE dhe referoi samitin që ai, kishte organizuar pritje për krerët rajonalë të qeverive në Vjenë në mes të qershorit. “Austria do të qëndrojë gjithmonë në anën e Ballkanit Perëndimor ,” theksoi ai.

Bashkëpunimi në fushën e migracionit

Pavarsisht “zhgënjimit” me rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, angazhimi duhet të forcohet. “Ne duhet t’i mbajmë premtimet tona,” tha Kurz, duke iu referuar hapjes së bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të rënë dakord mbi një vit më parë. Ai shpreson për përparim nën Presidencën e Këshillit Slloven, në gjysmën e dytë të këtij viti. “Unë e mirëpres iniciativën e Janez Jansa, për një Ballkan Perëndimor- për të mbajtur një samit vijues në Slloveni në tetor, “i tha Kurz kryeministrit slloven, i cili gjithashtu mori pjesë në video samit. Për më tepër, bashkëpunimi në fushën e migracionit duhet të forcohet.” Numrat po rriten përsëri dhe ne duhet të mbështesin partnerët tanë në vijat e frontit edhe më shumë. “Në të njëjtën kohë, Kancelari mbështeti planin e investimeve për Ballkanin Perëndimor .

Në prag të samitit virtual, Kancelari theksoi lidhjet e ngushta njerëzore, ekonomike, politike dhe kulturore midis Austrisë dhe Ballkanit Perëndimor . “Prandaj kemi një interes të madh për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ” tha ai. “Qëllimi ynë sot është të riafirmojmë perspektivën e BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. BE do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen asaj.”

 

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Shtjellimi i romanit “Zogjtë e qyqes”, i ngjan një filmi artistik

Mediat Kroate: Babai i Serbisë moderne ishte shqiptarë!