in

Vdiq punonjësja e sigurisë në Portin e Durrësit

Autoriteti Portual i Durrësit ka publikuar foton e 25-vjeçares që humbi jetën tragjikisht paraditen e kësaj të enjteje gjatë kryerjes së detyrës si punonjëse e sigurisë.

Mësohet se e reja Artineda Haskasa ndërroi jetë pasi u tërhoq zvarrë nga një automjet tip trajler për rreth 30 metra. Drejtuesi i trajlerit, një 39-vjeçar u shoqëruar për në komisariatin e policisë menjëherë pas ngjarjes tragjike për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Autoriteti Portual i Durrësit thotë se është angazhuar së bashku me policinë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Shqiptarja doktoron në Universitetin e Cyrihut

Fred Abrahams: Marrëdhëniet e Ramës me Erdoganin janë fyerje për të burgosurit politikë në Turqi