in

Vdiq Miroslav Çiro Bllazheviq, ish-trajneri i famshëm i Prishtinës

Ka vdekur ish-trajneri kroat i Prishtinës, Miroslav Çiro Bllazheviq.

Kroati humbi betejën e gjatë me sëmundjen e kancerit. Ai u diagnostikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2011. Legjendari Çiro e mundi dy herë kancerin, por dështoi herën e tretë, raportojnë mediat kroate.

Blazheviq gëzon respekt të madh jo vetëm në Kroaci, por edhe në Kosovë pasi ai kishte drejtuar Prishtinën në vitin 1986 në kohën kur Prishtina garonte në ligën e ish-Jugosllavisë.

Kujtojmë Çiro Bllazheviq luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva, Sarajeva, Rijeka e Sioni.

Karrierën e trajnerit e ka nisur në Vevej, ka drejtuar edhe Sionin në Zvicër, Rijekën, Dinamo Zagrebin e Grasshoperin.

Ai ishte edhe trajneri i Nantes e PAOK-ut, derisa në vitin 1998, ai drejtoj Kroacinë drejt një medalje të madhe bronzi në Kampionatin Botëror në Francë.

Lini një Përgjigje

SPAK çon për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu

Zelensky në Londër kërkon avionë modernë