Vdiq në moshën 83 -vjeçare Ismet Peja, njëri ndër këngëtarët më të mirë, ikona e muzikës shqiptare.
Lajmin e bëri të djali i tij Visar Peja. Sipas tij ai vdiq në orët e para të mëngjesit të së hënës.
“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai.
“Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet”, “Sillu sillu botë e vjetër”, janë vetëm disa nga këngët e artistit të mirënjohur.
Ismet Peja është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare, lindi në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ishte këngëtar i melosit shqiptar.
Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.