in

Vazhdojnë angazhimet e Policisë në parandalim të përhapjes së pandemisë

Policia e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se edhe sot ka vazhduar angazhimet në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, gjegjësisht në realizimin e planit operativ dhe vendimeve të institucioneve rreth realizimit të masave për parandalim të Covid 19.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës edhe sot, më 14 prill 2021, ka vazhduar me angazhime në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, gjegjësisht në realizimin e planit operativ dhe vendimeve të institucioneve rreth realizimit të masave për parandalim të Covid 19.

Patrullat policore janë të angazhuara në tërë territorin e vendit 24/7, janë duke ndërmarrë veprime, sanksione bazuar në Ligjin AntiCovid 19 edhe pse ndëshkimet nuk janë mjeti kryesor, ato do të përdorën në rastet që parasheh ligji. Por, me këtë rast edhe një herë, ashtu si institucionet shëndetësore dhe jo vetëm, apelojmë, kërkojmë që të respektohen masat: maska, distanca, higjiena, kufizimi i kohës së lëvizjes, pra të gjitha ato masa që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit, në interes të shëndetit publik.

Lini një Përgjigje

Haxhiu: Paraja e keqpërdorur duhet të konfiskohet, ajo është e qytetarëve

Qazimoski nga Llabunishta e Strugës: Na quajnë torbeshë, por ne jemi shqiptarë!