Sipas informatave të Policisë së Kosovës, në rrugën “Josip Rela”, në Prishtinë, një 23-vjeçar, me inicialet E.B., i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur. Viktimën e kanë gjetur të varur familjarët në dhomën e tij, dhe e kanë lajmëruar rastin në polici.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës njofton se se në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë forenzike të policisë, specialist për trajtimin e rasteve të tilla si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar rastin.
“Rreth orës 18:00 është marrë informata dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Mbështetur në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe informacioneve të marra nga dëshmitarët, të gjitha sugjerojnë për dyshimet që viktima një mashkull 23 vjeç të jetë varur. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës në rrugën ‘Josip Rela-Prishtinë’”, kanë thënë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.