in

Gjatë këtij muaji fillon rregullimi i tri rrethrrotullimeve në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është duke u rregulluar rrethrrotullimi në lagjen “Arbëria” me ndarje fizike. Gjatë dhjetorit  do të rregullohen rrethrrotullimet në rrugën “B” dhe rrugën “C” si dhe në lagjen “Kalabria”.

Ky është postimi i tij i kryetarit Ahmeti:

Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke rregulluar rrethrrotullimin në lagjen”Arbëria” me ndarje fizike.

Brenda këtij muaji do fillojë edhe rregullimi i rrethrrotullimit që lidhë rrugën “B” dhe rrugën “C” si dhe ai në lagjen “Kalabria”.

Ndarjet e tilla fizike në 3 rrethrrotullime tjera më herët kanë ndihmuar me rregullim të qarkullimit të trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëtarët e trafikut.

Lini një Përgjigje

Qeveria e Kosovës nesër mban mbledhje

Var veten një 23-vjeçar në Prishtinë