in

Vala e të nxehtit Cerberus po “djeg” Europën

I nxehti përvëlues ka përfshirë Europën këto ditë. Kontinenti është goditur nga një valë e të nxehtit saharian, me termometrin që mund të shënojë mbi 45 gradë Celsius.  Ekspertët e klimës deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori.

Shoqëria Meteorologjike Italiane e ka quajtur valën e të nxehtit sipas përbindëshit mitik, Cerberus, i cili thuhej se ruante portat e Ferrit. Një zonë me presion të lartë atmosferik është vendosur mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë. Retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë gjithashtu kushtet e motit.

Ruben del Campo, një meteorolog nga agjencia kombëtare e motit të Spanjës, tha: “Të mërkurën, ne presim që temperaturat të bien në përgjithësi me ardhjen e erërave të ftohta nga veriu dhe lindja, me përjashtim të Andaluzisë juglindore dhe jugore, ku fryjnë erëra të nxehta“.

Lini një Përgjigje

Kurse trajnimi në boks për deputetët e Kuvendit të Kosovës!

Transporti ajror në grevë, anulohen qindra fluturime