Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të bllokuar tunelet nga kalon kontrabanda, ndërsa përpiqet të shkatërrojë grupin militant Hamas.Marrja nën kontroll e Korridorit të Filadelfit mund të ndërlikojë marrëdhëniet e Izraelit me Egjiptin, që ka shprehur pakënaqësinë lidhur me përparimin e Izraelit drejt kufirit të tij. Izraeli thotë se ky korridor është i mbushur me tunele nga ku hyjnë kontrabandë armë dhe mallra të tjera për Hamasin – pavarësisht nga bllokada shumëvjeçare e vendosur nga Izraeli dhe Egjipti.Izraeli vazhdoi gjithashtu inkursionin në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku qindra mijëra palestinezë po strehohen për t’u shpëtuar luftimeve dhe ku dhuna e intensifikuar e ditëve të fundit ka shkaktuar vdekjen e dhjetra palestinezëve.