in

Ushtria e Kosovës do të avancojë krahas vendeve të zhvilluara

Në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë, mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Gjatë fjalës me të cilën i përshëndeti, ai  ka premtuar se Qeveria do të ndihmojë në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Hoti ka thënë se tashmë kanë një plan se si do të ndihmojnë FSK-në

“Përveç detyrave të tyre të zakonshme, FSK gjatë këtyre muajve ka dhënë provimin e tyre para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, duke marrë pjesë në përpjekjet tona për parandalimin e COVID-19. Në ditën e FSK-së, në emër të Qeverisë shprehi mirënjohjen dhe falënderimet për të gjitha vendet e NATO-s të cilat kanë ndihmuar në rritjen e FSK-së. Falë ndihmës së tyre, FSK na bën krenar, është emblema më e mirë e identitetit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri. Kryeministri Hoti theksoi se FSK do të jetë ushtri moderne.

“FSK do të jetë ushtri modern, profesionale e cila do të avancojë krahas vendeve të zhvilluara dhe ushtrive bashkëkohore me qëllim që të jetë përherë e gatshme për të garantuar paqe, stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, pohoi ai.

Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u shënuar me disa aktivitete

Lini një Përgjigje

Belgjika gjykon diplomatin iranian për komplotin e sulmit me bombë

Ministrin Vesel Krasniqi e ka kërcënuar me jetë ish-sekretari i MTI-së, Burim Rreci