in

Ushtarë amerikanë do të stacionohen në Shqipëri

Stërvitja “Defender 21” do të zhvillohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe shumëkombëshe, që sipas asaj çka u deklarua vitin e kaluar, do të përqendrohej në Detin e Zi dhe në Ballkan.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njofton se tetë mijë ushtarë amerikanë do të mësyjnë Shqipërinë në periudhën fund maji-qershor të këtij viti, ndërkohë që ushtria shqiptare pritet të tregojë “forcën” në organizimin e eventeve të tilla të mëdha.

Ministria e Mbrojtjes akoma nuk ka nxjerrë sesa do të jetë buxheti që do të vihet në dispozicion të kësaj stërvitjeje shumëkombëshe dhe nga do të dalin paratë.

Rreth 4 mijë ushtarë amerikanë do të stacionohen në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër do të zhvendosen në vendet fqinje.

Lini një Përgjigje

OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

Zbardhen propozimet për votim-numërimin elektronik