in

Urrejtja patologjike e Vladan Gjorgjeviçit ndaj shqiptarëve katolikë

Gani Mehmetaj

Vladan Gjorgjeviç, një shovinist i tërbuar, kryeministër i Serbisë, në projektin për shfarosjen e shqiptarëve “Shqiptarët dhe Fuqitë e mëdha” , shkruan se problemi kryesor janë shqiptarët katolikë. Shfarosja e tyre do t’i skandalizoj Evropën, ndërsa ai thotë se shqiptarët katolikë duhet t’i shfaros Serbia. Me shqiptarët myslimanë nuk e kanë vështirë, do t’i vrasin e do t’i dëbojnë në Turqi. Askujt nuk do t’i bëhet vonë.

Ai shpreh urrejtje patologjike kundër shqiptarëve katolikë, të cilët i quan njerëz me bisht, duke iu referuar konsullit rus në Prizren, që i quajti ashtu kur kaloi nëpër territoret shqiptare, ku shumicën e përbënin katolikët.

Ndaj shqiptarëve katolikë u soll mizorisht edhe pushteti i Josip Broz Titos, i luftoi dhe i vrau, në emër të armikut të klasës dhe në emër të luftës kundër Vatikanit. Shqiptarët katolikë shumica ishin me Ballin Kombëtar dhe me nacionalistët, pra ishin kundër Rusisë e kundër Serbisë. Me shqiptarët myslimanë Jugosllavia e pati më lehtë, i dëboi në Turqi dhe i vrau pa e shqetësuar askënd. Shpesh shqiptarët katolikë i bënin dhunshëm myslimanë, që t’i dëbonin në Turqi.

Megjithëse as shqiptarëve katolikë nuk u ndihmoi askush, pos priftërinjve të tyre, që ishin shumë të përkushtuara ndaj grigjës së tyre, për dallim nga hoxhallarët që e përgjysmuan grigjën e tyre duke e ndihmuar Serbinë dhe Jugosllavinë që t’i shpërngulnin në Turqi e në Siri.

Prandaj është e habitshme sot kur ndonjë shqiptar me emër e mbiemër katolik (mbase të gënjeshtërt) nga përtej Drinit, del në mbrojtje të politikës së Serbisë, në frymën e internacionalizmit proletarë enverist. Ata ose janë budallenj kokëbosh, ose të shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Nuk zhbâhet ky vend!

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut