in

Ukraina s’mund t’i bëjë ballë një pushtimi rus

Ishte një pushtim ushtarak rus në shkallë të gjerë i Ukrainës, që përfshinte rreth 130,000 personel ushtarak, kryesisht nga njësitë e kombinuara ushtarake 20-të dhe tetë.

Parashutistët nga divizionet 76 dhe 96 të forcave ajrore kaluan kufirin ukrainas nga veriu dhe u nisën drejt Kharkivit. Nga juglindja, divizionet e sulmeve ajrore, përfshirë atë shtatë dhe 106-të, lëvizën për të marrë nën kontroll rajonet, që veçse ishin pjesërisht të pushtuara, në Donetsk dhe Luhansk, dhe më pas u zhvendosën nga perëndimi, deri në periferi të Dnipros, një qytet tjetër i madh. Njësi më të vogla, të operacioneve speciale, të njohura si spetsnaz, po ashtu u dislokuan.

Të gjitha pikat e kontrollit të hekurudhës që çojnë në kufijtë e Ukrainës, u mbushën me personel ushtarak, por megjithatë, njësitë e avancimit ecën përpara së bashku me regjimente me mijëra trupa gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Qëllimi? Marrja nën kontroll e pjesëve të Ukrainës, për t’i përfshirë ato në shtetin rus.

Ky skenar, i publikuar më shumë se 18 muaj më parë, ishte pjesë e një stërvitjeje ushtarake të kryer nga Rand Corporation, një institut amerikan. Megjithëse nuk është një analizë gjithëpërfshirëse, jep një fotografi të aftësive ushtarake të Rusisë në lindje të Ukrainës, ku në realitet, përtej kufirit, deri në 175,000 trupa ruse mund të grumbullohen gjatë javëve në vijim.

Përderisa raporti i Rand Corporation dhe analizat e fundit ushtarake kanë analizuar të gjitha taktikat operacionale ruse, shumë pak e kanë shikuar edhe anën tjetër të medaljes: Sa kohë mund të qëndrojnë forcat e armatosura të Ukrainës kundër një force të madhe ushtarake dhe të fuqishme si ajo që ka Rusia?

“Rusia do të përballet me një ushtri të vendosur, të fuqishme dhe të qëndrueshme për çfarëdo që Putini zgjedh të bëjë”, tha Glen Grant, një ushtarak i pensionuar britanik, që ka shërbyer edhe si këshilltar i ushtrisë ukrainase.

“Kërcënimi ka qenë prezentë këto tetë vjet. Ne nuk e kemi përjashtuar si mundësi (pushtimin e Ukrainës) që prej vitit 2014. Kjo është luftë, kjo është Rusia. Nga Rusia duhet të presim që të shfrytëzojë çdo mundësi, në çdo moment”, tha për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, gjenerali Oleksandr Pavlyuk, komandant i Forcave të Përbashkëta Operacionale që lufton me separatistët.

Në lindje të Ukrainës, në rajonin Donbas lufta shpërtheu në prill të vitit 2014, vetëm disa muaj pas protestave masive në Kiev. Protestat çuan në rrëzimin nga pushteti të presidenti ukrainas, të afërt me Moskën, i cili u largua në Rusi.

Në muajt pasues, “Operacioni anti-terrorizëm” i Kievit – një përzierje e trupave qeveritare dhe milicive vullnetare, shpesh të financuar privatisht – korrën sukseset e para kundër forcave separatiste, të mbështetura nga Rusia.

Por, më vonë gjatë verës së vitit 2014, Rusia rriti dislokimin e inteligjencës ushtarake dhe madje të trupave të rregullta, që çoi në disa disfata të mëdha për forcat ukrainase, përfshirë edhe humbjen e kontrollit të qytetit Ilovaisk në muajin gusht.

Këto humbjen vunë në pah dobësinë e ushtrisë së Ukrainës, që për vite me radhë nuk ishte financuar sa duhet dhe ishte përshkruar me korrupsion. Problemet përfshinin edhe pajisjet e vjetruara, pajisjet e reja ushtarake që ishin shitur për ryshfet, pagat e ulëta të oficerëve të cilët për shkak të kushteve ekonomike bënin edhe biznese të tjera, automjete dhe helikopterë pa karburant apo pa pajisje të duhura. Madje, fëmijët ukrainas kishin shitur gjësende për të mbledhur para për ushtarët.

“Ushtria jonë në mënyrë sistematike është shkatërruar dhe çarmatosur dhe personeli më i mirë është larguar nga puna”, kishte deklaruar për mediat në prill të vitit 2014, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Mehed.

Që nga ajo kohë, ushtria ukrainase është përmirësuar edhe pse ekspertët nuk pajtohen se sa të thella janë reformat në ushtri dhe a ka mundur që të reformohet si duhet ushtria pasi që Ukraina, teknikisht është ende në luftë.

E pajisur me armë të vjetra sovjetike dhe pajisje të tjera ushtarake të vjetruara, Ukraina ka kërkuar që të përmirësojë armatimet e saj dhe gjatë shtatë vjetëve të fundit, SHBA-ja është bërë furnizuesja e vetme e madhe e armëve vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse.

Ndihma, që në total kap shifrën e mbi 2.5 miliardë dollarëve, përfshin radarët kundër artilerive, dronë, pancirë, syze për shikim natën dhe anije për patrullim. Po ashtu, SHBA-ja ka dërguar edhe raketat e sofistikuara anti-tank të tipit Javelin, që mund t’i japin ushtrisë ukrainase një avantazh të vogël në fushëbetejë kundrejt tankeve ruse.

Në nëntor, SHBA-ja dërgoi rreth 88 tonë municion, përfshirë edhe dhjetëra raketahedhës Javelin si dhe 180 raketa. Buxheti i ri për mbrojtje, që Kongresi amerikan e miratoi gjatë kësaj jave, përfshiu edhe shumën prej 300 milionë dollarësh për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Evropaelire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Nevzat Halili: Mos të na mashtrojnë, shqipja nuk është zyrtarizuar!

Mbi 200 të vdekur nga tajfuni në Filipine