in

U zbulua shtatorja e Hasan Prishtinës në Vlorë

Në këtë ngjarje që i bashkoi shqiptarët u shfaq edhe një program artistik dhe u promovua vepra muzikore “I ndrituri” – kushtuar Hasan Prishtinës me tekst të poetes Naime Beqiraj dhe muzikë e interpretim të Hysni Klinakut.

Në hapje të stinorit turistik veror, është përuruar sot në qytetin e Vlorës shtatorja e tribunit shqiptar Hasan Prishtina. Në praninë e një numri të madh të qytetarëve ardhur nga Kosova, nga diaspora dhe qytetarëve të Vlorës, zbulimi i shtatores është bërë nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës  Armend Mehaj, përfaqësuesi i familjes Prishtina – Mehmet Prishtina, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe nga kryegjyshi Bektashian Baba Edmond Brahimaj.

Akti i zbulimit të shtatores, vepër e skulptorit Sabri Behramaj tri metra e lartë është nderuar me rastin e zbulimit të saj edhe nga deputetë të Parlamentit të Kosovës, historianë dhe krijues.

Intelektuali, diplomati e atdhetari, Hasan Prishtina njëri ndër personalitetet më të njohura shqiptare, burrështetas, ideolog, udhëheqës shpirtëror i çlirimit kombëtar. Ai u lind më 1843 në qytetin e Vushtrrisë. Ka qenë kryeministri i tetë i shtetit Shqiptar.

Është vrarë në Selanik në vitin 1933. Ai është shquar edhe si personalitet që ka shkrirë pasurinë e tij për ҁështje kombtare.

“Hasan Prishtina që moti e kishte vendin në Vlorë, aty ku ai fizikisht, intelektualisht e shpirtërisht ishte i lidhur, por rrethanat e kohës, që dijnë nganjëherë të jenë edhe absurde, ndikuan që të ndodhë një shkëputje në mes të vet figurës së Hasan Prishtinës dhe Vlorës si piemont i pavarësisë së Shqipërisë”, ka theksuar mes të tjerash Mehmet Prishtina – familjar i Hasan Prishtinës dhe donatorë i shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë, në Shkup, në Prishtinë dhe në Tiranë.

Në këtë ngjarje që i bashkoi shqiptarët u shfaq edhe një program artistik dhe u promovua vepra muzikore “I ndrituri” – kushtuar Hasan Prishtinës me tekst të poetes Naime Beqiraj dhe muzikë e interpretim të Hysni Klinakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

“Ora e historisë” në Gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Ibrahim Rugova: Kam simpati për krishterimin, ka qenë feja e parë e popullit tonë