Gjatë një konflikti në Elbasan është vrarë Pjerin Xhuvani. Ky i fundit është vrarë në rrethana ende të paqarta pas një sherri në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ndërkohë, raportohet edhe për 2 të plagosur, ku njëri prej tyre gjendet në sallën e operacionit në spitalin e Elbasanit.
I plagosuri mësohet se është në gjendje të rëndë. Njëri prej të plagosurve është një punonjëse policie, e cila ka marrë plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kush është Pjerin Xhuvani
Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.
Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si activist i PS-së.
Detaje të reja kanë dalë në skenë nga vrasja e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani në rrugën “5 maji” në Elbasan. Gazetari i ABC, Aldo Kozaraj bën të ka pasur një përplasje mes dy grupeve të ndryshme politike që po bënin fushatë në këtë zonë, ku më pas konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Mësohet se të plagosur po ashtu kanë mbetur dy persona të tjerë një efektive policie dhe dhëndri i viktimës.
“Së fundmi viktima ishte angazhuar me Partinë Socialiste. Ishin duke kryer fushatë në lagjen 5 maj. Në spitalin kirurgjik janë dy person një prej tyre është në sallën e operacionit në sa një është në kirurgji. Dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy personave. I plagosur dhëndri i tij. Ndodhen jashtë rrezikut për jetën”
“Nga të dhënat ka pasur dy grupe të PD dhe të PS kanë qenë duke bërë fushatë dhe nga debati mes tyre ka nxitur. Ka pretendime që po ndanin para. Por kjo është vetëm nga të dhënat paraprake dhe nga dëshmitë e qytetarëve.
Mësohet se në zonë janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Luçiano Boçi.
Në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë duke ecur në këmbë dhe i shoqëruar nga dhëndri i tij.
Grupi që ka qëlluar me armë zjarri është identifikuar dhe kanë ngritur pika dhe në hyrje dhe dalje. Ka kaluar edhe drejtuesi politik Bardhi dhe Luciano Boci ndodhen jashtë perimetrit te sigurisë. “
Vetëdorëzohet Arbër Pepkola, ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për vrasjen e Xhuvanit
Është vetëdorëzuar personi që dyshohet që të ketë qëlluar për vdekje me armë Pjerin Xhuvanin në Elbasan. Mëson se bëhet fjalë për Arbër Pepkolën, ish-efektiv i RENEA-s. Mësohet se Pepkola ka dy vite që është larguar nga policia.
56-vjeçari Pjerin Xhuvani është vrarë pasditen e së mërkurës në rrugën “5 Maji” në Elbasan. Siç raportoi edhe gazetari Aldo Kozarja, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje armësh, dhe për këtë arsye dyshohet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve politike që po bënin fushatë në këtë zonë.
Të plagosur kanë mbetur dy persona të tjerë një efektive policie dhe dhëndri i viktimës./Abcnews.al