in

U shpall terrorist nga SHBA në vitin 2017, betohet lideri i ri i Hezbollahut

Mes një sërë sulmesh dhe me humbje të konsiderueshme në radhët e zyrtarëve të lartë, lideri i ri i Hezbollahut është betuar. Ky është kushëriri i Hassan Nasrallah, Hashem Safdin. Djali i tij është i martuar me vajzën e ish-udhëheqësit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili u vra në një sulm të urdhëruar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Safdini është gjithashtu një klerik, i veshur me çallmën e zezë që sugjeron prejardhjen nga profeti i Islamit Muhamed, dhe një armik i betuar i Izraelit. Ai ka shërbyer më parë si kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut. Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë terrorist në vitin 2017. Qershorin e kaluar pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit.

Të paktën 66 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Nepal

Izraeli sulmon edhe Jemenin