in

U përurua aneks-objekti i Forenzikës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook, se është bërë përurimi i aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. Kryeministri ka shtuar se  Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më kredibile në sytë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Përmirësimi i kushteve të punës në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ndikon dukshëm në efikasitetin e punës së Policisë dhe zgjidhjen e rasteve.

Në përurimin e aneks-objektit të kësaj agjencie, përgëzova stafin dhe drejtorin që pa zhurmë i kanë kryer të gjitha aktivitetet dhe falënderova partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar në ngritjen e kësaj Agjencie, model në regjion dhe më gjerë.

Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më kredibile në sytë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë besoj që në masë të madhe këtë kontribut në efikasitetin e punës së Policisë e jep Agjencia e Kosovës për Forenzikë”, është shprehur Hoti.

Lini një Përgjigje

Zjarr në arkivin e stacionit policor në Drenas

Çmimi “Anton Çetta” i jepet Frrok Kristajt