in

U hap panairi i librit në Prishtinë

Sot zyrtarisht në ora 12:00 u bë hapja e Panairit të librit, në Prishtinë në Pallatin e Rinisë.

Hapjen e Panairit e bëri Agim Vinca, shkrimtar, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës  dhe Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve. Fjalë rasti thanë edhe shkrimtarët nga Franca, Shqipëria e Kosova.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovë tha së ka qenë e mundimshme situata me pandemi. “Edicioni i 22-të i librit pritej të mbahej në qershor të 2020-es, por ja ku jemi dy vite me vonesë për ta rikthyer atë që na u mor. Izolimi dhe distanca sociale na ndanë fizikisht dhe kjo na bëri të qartë se sa ka rëndësi raporti ndër njerëzor. Libri në këtë rast na shërbente si dritare për të shijuar lirinë. Përderisa maska mbronte trupin, libri mbronte mendjen kjo ishte edhe motoja e panairit tonë”.

Në anën tjetër ministri i kulturës Hajrullah Ceku tha së ngjarje të tilla duhet të mbeshtetën edhe më shumë e sidomos kur behët fjalë për librin.

“Si Ministri e Kulturës jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e mbështetjes së këtyre eventeve. Megjithatë jemi të pajtimit që përkrahja për librin duhet të kaloj në nivel tjetër. Ne po punojmë me një politikë të re kulturore si në aspektin institucional si në atë ligjore, për një reformë të re”

Agim Vinca, përfaqësuesi i shkrimtarëve nga Kosova u shpreh për rëndësinë e këtsaj ngjarje, por edhe për rëndësinë e librit në përgjithësi:

“Të nderuar miq dhe koleg, krijues, botues e lexues. Pas një pauze të imponuar dy vjeçare Prishtina po i hapë përsëri dyert e panairit të librit, dyert e artit dhe të letërsisë. Të dijës dhe të kulturës, ato dyer që s’ka mundur t’i mbyllë kurrë asnjë pushtet e asnjë pushtues. Fjala shqipe është treguar më e fuqishme se pengesat në të cilat është ndeshur me shekuj i ka mposhtur ato dhe ka ardhur më e gjallë e më e bukur sikur gjuha në të cilën shkruhet. Fjala në përgjithësi ajo që në bibël është e para e ka rolin më të madh. Librat shkruhen në heshtje e vetmi por libri nuk ka kuptim pa atë që i dedikohet, lexuesit. Librat dikur këtu janë djegur si në mesjetë. Krimi më i madh është që librat mos të lexohen”.

Prezent ishin edhe nënkryetari i Prishtinës, shkrimtar nga Franca e Shqipëria të cilët folën për publikun.

Panairi i Librit do të jetë i hapur deri të dielën, me 12 qershor. 

Lini një Përgjigje

METAFORA E NJË VENDI KU GJITHÇKA ËSHTË E PËRMBYSUR

Goditet nga vetura, vdes një 76 vjeçar