in

U gjetën pjesë të avionit Boeing 737 me 59 pasagjerë, qe u zhduk sot

Aeroplani i pasagjerëve i ndërmarrjes indoneziane Sriwijaya Air humbi kontaktin me kontrollin e fluturimit menjëherë pas ngritjes nga Xhakarta.

Sipas shërbimit FlightRadar24, para se të zhdukej nga radari, ai papritmas humbi lartësinë dhe ‘u shemb’ për 10,000 metra.

Sipas mediave lokale, menjëherë u fillua një kërkim për avionin, i cili u pa për herë të fundit në radarin mbi detin në veri të kryeqytetit indonezian.

Ndërkohë, agjencia shtetërore indoneziane e ngarkuar me kërkimet konfirmoi se ishin gjetur pjesë që besohet se i përkisnin avionit të zhdukur, duke treguar që avioni ishte rrëzuar.

Beoing 737-500 u ngrit me 59 pasagjerë nga Aeroporti Sukarno-Hatta në rrugën e tij për në Pontianak, kryeqyteti i provincës Kalimantan Perëndimore.

Lini një Përgjigje

Mrekullia në Zvicër

Nesër dhe pasnesër priten përmbytje!